Gresa në pushime “Fajet” është projekti i fundit muzikor që këngëtarja e njohur, Gresa Behluli ka publikuar në muajin korrik.

Kjo këngë është mirëpritur nga fansat e saj. Këngëtarja e cila është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, këto ditë po publikon fotografi nga pushimet.

Ajo ka përzgjedhur një resort luksoz në Turqi, për tu relaksuar, shijuar plazhin dhe klimën e ngrohtë. Fotografitë që Gresa ka ndarë me ndjekësit e saj kanë marrë shumë pëlqime, teksa ajo shfaqet në formë shumë të mirë trupore./21Media

 

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË