Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Remzie Osmani së bashku me bashkëshortin e saj, Halilin tashmë zyrtarisht janë bërë vjehërr.

Dihet se çifti në fjalë kanë qenë protagonistët dhe nikoqirët më me interes duke marrë vëmendje maksimale gjatë tërë natës së kaluar, shkruan Kosovarja.

Ndonëse jeta e tyre mori kahje tjetër duke fituar epitetin “vjehrri”, ata në martesën e djalit shkëlqyen dhe janë cilësuar ndër vjehrrit më të rinj, modern dhe shumë në formë.

Edhe pse në shumicën e rasteve ishte Remzia ajo që komentohej për dukjen e saj dhe elegancën ku qoftë për një moment nuk i mungoi në këtë aheng familjar.

Madje shpesh kishe edhe klithma të fjalëve kur thuhej se më nuse Remzija se sa e reja.

Këtë dukuri duket ta ketë vrejtur edhe i shoqi i këngëtares së popullarizuar, i cili na doli shumë i papërmbajtur, duke i dhënë një puthje me plot zemrën Remzies, midis gjithë të ftuarve që ishin prezent në martesën e djalit të tyre.

E valla faj nuk ka, se dorën në zemër, Remzia vetëm po rinohet dhe po bëhet çdo ditë e më e bukur. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË