Pak kohë më parë çifti shumë i dashur për publikun, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bënë prindër për herë të parë.

Këngëtarja solli në jetë një vajzë të cilën çifti e pagëzuan me emrin e veçantë Ajka. Mirëpo si Besi ashtu edhe Xhensila kanë kërkuar publikisht që t’i ruhet privatësia vogëlushes së tyre dhe vështirë se do të shohim ndonjë foto të saj për një kohë të gjatë.

Mirëpo sicc duket arsyeja pse nuk postojnë foto të Ajkës nuk ka të bëjë vetëm me privatësinë, por edhe me supersticiozitetin tipik shqiptar “syrin e keq”. Të paktën kështu është shprehur gazetari i njohur Eraldo Rexho i cili ishte i ftuar në emisionin Rudina ditën e sotme ku foli edhe për shtatzënitë e disa prej VIP-eve shqiptare, poru ndal veçanërisht tek rasti i ardhjes në jetë të Ajkës.

“Lajmet e shtatzënive janë gjithmonë të bukura, sidomos për fansat që mezi i presin. Për shembull, pas ardhjes në jetë të Ajkës, fansat arritën madje deri aty sa të hapnin një Instagram me emrin e Ajkës ku postonin foto të ndryshme. Megjithatë Besi dhe Xhensila nuk do të publikojnë asnjë foto. Duhet thënë se ata janë shumë supersticiozë, besojnë shumë tek syri dhe kjo është arsyeja.”, u shpreh ai.

MUND TË JU PËLQEJNË