Përbërësit

800 gr fasule të bardhë të konservuar

200 gr mish të thatë

100 ml birrë

1 lugë gjelle gjalpë

1 qepë

2 domate

2 thelpinj hudhër

Udhëzimet

Hapi 1

Fasulet kullojini dhe shpëlajini mirë. Më pas vendosini në tenxhere bashkë me birrën.

Hapi 2 

Ziejini në temperaturë të lartë derisa të avullojë lëngu i tepërt. Më pas shtojani domaten e prerë imët dhe vazhdojeni zierjen edhe për 10 minuta të tjera.

Hapi 3

Në një tig  an, fërgojeni mishin e thatë. Pastaj largojeni mishin dhe në të njëjtin vaj fërgojeni qepën dhe hudhrën.

Hapi 4
Më pas këto bashkojini me fasulen dhe zbrazini në një tavë.

Hapi 5 
Fasulen e përgatitur kështu vendoseni në furrën e parangrohur në 200 gradë për 20 minuta.

Hapi 6

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË