Të qëndrojmë të rinj është ajo çka shumica prej nesh ëndërron madje shumë njerëz shkojnë edhe në masa ekstreme vetëm që të arrijnë këtë dëshirë.

Me sekretin e lashtë japonez që është uji i orizit, ju nuk keni nevojë të merrni masa ekstreme, pasi që uji i orizit ndihmon dhe ruan shkëlqimin e fytyrës dhe flokëve, raporton “The Heart Soul”.

Në Kinë orizi gjithmonë ka qenë themeli i vetëm për një diet të shëndetshme, por përveç këtij përfitimi, orizi mund të ju ofrojë përfitime të mrekullueshme bukurie, diçka që nuk e keni ditur më parë.

Uji i orizit është sekreti i vetëm i bukurisë tek gratë Japoneze. Për shkak përmbajtjes së tij ushqyese mund të jetë tepër i dobishëm për flokë dhe lëkurë.

Ky efekt i orizit është fal përmbajtjes antioksidante, i cili është i njohur për ngadalësimin dhe minimizim e rrudhave dhe plakjes. Po ashtu në disa vende tjera Aziatike, uji i orizit përdoret edhe për të larguar aknet dhe për ndonjë irritim tjetër të lëkurës apo fytyrës.

Si të përdorni këtë produkt për lëkurë dhe flokë:

Përzieni ujin e orizit me lëng limoni dhe me ndonjë vaj esencial sipas dëshirës tuaj dhe përdorni për pastrimin e fytyrës dhe trupit tuaj.

Ndërsa për flokë, Pastroni flokët tuaj me ujë të orizit pasi që keni përdorur shamponin për flokë, mbajeni atë për 4-5 min dhe pastroni flokët. Përdoreni këtë metodë 2 ose 3 herë në javë.

MUND TË JU PËLQEJNË