Një recetë ku shija dhe vlerat ushqyese janë bërë bashkë.

Përbërësit:

▪ 500 g domate të prera në kube për supë

▪ një lugë mëlmesa

▪ një qepë e vogël

▪ 60 g margarinë

▪ 200 g patate të zier dhe të ndrydhur

▪ 2 vezë

▪ 3 lugë miell

▪ kripë

▪ piper

▪ pak selino

Përgatitja:

Fërgoni qepën e grirë imët dhe shtoni në lugë miell dhe qitni domaten e prerë në kube me një litër ujë.

Përzieni mëlmesën dhe fletën e selinos dhe zieni 15 minuta.

Topthat bëhen në këtë mënyrë: tundeni margarinën, shtoni vezët, patatet, tri lugë miell dhe kripën.

Me lugë nxirrni topthat dhe lëshoni në çorbë, e cila vlon në zjarr të lehtë në mënyrë që të mos shpërbëhen topthat.

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË