Një rrahje në mbrëmë ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Në këtë rrahje janë përfshirë dy fëmijë të moshës së mitur të zëvendësministrit të Pushtetit Lokal, Bashkim Krasniqi.

Policia ka konfirmuar për Indeksonline rrahjen e mbrëmshme, duke dhënë detaje lidhur me rastin.

“Mbrëmë rreth orës 23:30 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Gjirokastra” në Fushë Kosovë ka ndodhur një rrahje, ku lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar tre persona meshkuj (të mitur) te cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË