Një incident ka ndodhur te konviktet, ku po qëndrojnë të izoluar 39 qytetarë të Kosovës, të cilët kanë ardhur sot nga Stambolli.

Një prej të izoluarave është ndaluar nga Policia, meqenëse e njëjta ka tentuar që të dalë jashtë ambienteve të Qendrës Studentore.

Express ka siguruar video, ku shihet dhe ndërhyrja e Policisë.

Ndryshe, sot herët në mëngjes janë kthyer në Kosovë 39 qytetarë të ngujuar. Në mesin e të kthyerve është edhe ekipi Kombëtar i Boksit. Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se të gjithë këta do të vendosen në karantinë 14-ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë.

Qendra e Studentëve është lëshuar dje për karantinë me vendim të Qeverisë së Kosovës.

MUND TË JU PËLQEJNË