Kur bëhet fjalë për ëmbëlsirë, atëherë mendja të gjithëve na shkon tek çokollata, prandaj këtë recetë ia vlen ta provoni.

Përbërësit e nevojshëm:

gjalpë kikiriku

çokollatë e zezë

proteinat me aromë çokollate ose sipas shijes tuaj

Mënyra e përgatitja:

Në një enë, shkrini çokollatën dhe ngrohni gjalpin e kikirikut në një tjetër enë tjetër. Shtoni çokollatën e shkrirë në gjalpë dhe përzieni në zjarr të ulët.

Kur ato bashkohen, përzieni gradualisht sasinë e proteinave që dëshironi. Përzieni vazhdimisht për të parandaluar topthat që dinë të krijohen.

Kur të keni një përzierje kompakte, derdhni ato në një enë për servirje.

Lëreni ëmbëlsirën në frigorifer për dy orë. Dekoroni me fruta sipas dëshirës tuaj.

MUND TË JU PËLQEJNË