Këngëtari i mirënjohur Ermal Fejzullahu, sot feston ditëlindjen e 30-të, e natyrisht s’kishte si të mungonte festa për të.

Familjarë, miq, e kolegë janë mbledhur në një festë organizuar pikërisht për këngëtarin, duke i bërë një befasi mjaft të këndshme.

Ermali i shoqëruar nga bashkëshortja Ariana, hyri në sallën ku të gjithë ishin mbledhur për të festuar, e nga habia e tij kuptohet se nuk ishte përgatitur për diçka të tillë, kaq të madhe.

Ledri Vula, si kolegë e mik i afërt i këngëtarit, ka publikuar pamje nga festa, ku në disa prej imazheve të publikuara, shihen edhe disa reperë të tjerr, miq të këngëtarit.

Shikoni pamjet që sjell reperi Ledri Vula, nga festa e shokut të tij.

MUND TË JU PËLQEJNË