Reperi shqiptar kishte një ‘pyetje’ për të githë me postimin e fundit.

Në periudhën kur të gjithë po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, për ta kaluar këtë monotoni nuk po mungojnë shakatë në rrjete sociale.

Të shumta janë ato që po shpërndahen nga të famshmit tanë, të cilët kanë gjetur mënyrën se si t’u argëtojnë fansat.

Së fundi, reperi Lyrical Son ka ironizuar me femrat që janë të dhëna pas botoksit e gjërave të tjera.

“E çka bohet kur, ja nis me jau lshu botox-i, e tju bijn edhe çerpiket, vetullat etj bijave tona?”, ka shkruar me shaka ai.

Kujtojmë se Lyrical Son gjatë kësaj kohe ka anuluar angazhimet e tjera në muzikë.

MUND TË JU PËLQEJNË