Ajo është tashmë mjaft e komentuar në shtypin rozë.

Motra e këngëtareve të dashura Adelinës dhe Zanfinës, Ema Ismaili tashmë ka tërhequr vëmendje nga publiku i gjerë duke u komentuar mjaft edhe nga mediet, shkruan Kosovarja.

Jo rastësisht ka arritur të merr vëmendje dhe të njihet publikisht. Jo vetëm pse është motra e dy artisteve të lartpërmendura, por Ema gjithashtu veçohet edhe për bukurinë natyrale që ajo posedon.

Në Instagram ajo publikon imazhe të shumta, teksa vëmendjen e tërheqin buzët e saj të fryra, shpesh herë edhe duke u komentuar nëse ka pasur ndërhyrje apo jo.

Por, një tjetër detaj që vërehet tek Ema, është vendi ku ajo çdo herë i realizon fotografitë e tipit “selife”.

Është pikërisht makina, vendi ku ajo ka jo vetëm një, por disa foto të shkrepura aty. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË