Një grua e zonja, e suksesshme dhe shumë e dashur për publikun mbarëshqiptar.

Këngëtarja e shumë hiteve Shyhrete Behluli vazhdon të mbetet nga artistet më të pëlqyera në vend, shkruan “Kosovarja”.

Përveç zërit të mrekullueshëm dhe temave të nevojshme që ka trajtuar për vite me radhë në këngët e saj, e madhja e muzikës shqipe dallohet edhe për elegancën që e ka ruajtur vazhdimisht.

E që të duket kaq e freskët, e re dhe plotë sharm, për Shyhreten kujdesen vajzat dhe reja e saj.

Sigurisht që këngëtarja është shumë me fat që ka një familje të tillë, e cila merret shembull për të mirë gjithmonë.

Ajo komplimentohet e merr vëmedje të madhe në secilën paraqitje, duke reflektuar bukuri e pozitivitet.

E gjitha këto aktivitete këngëtarja nuk heziton ti ndaj me publikun, madje për ta mendon edhe nga aeroplani.

Ajo së fundi ka ndarë një fotografi me publikun duke shikuar në dritaren e aeroplanit, e cila ka treguar se po udhëton jashtë vendit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË