Ditën e djeshme një tërmeti i fuqishëm goditi Shqipërinë, i cili shkaktoi viktima të shumta e dëme materiale.

Tragjedia që ndodhi shokoi gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, të cilët mes lutjeve e lotëve u solidarizuan me vëllëzërit e motrat e tyre, shkruan “Kosovarja”.

Kontributi vazhdoi me ndihma të shumta nga të gjitha anët. Rasti preku zemrat e secilit shqiptarë dhe bëri që aksioni humanitarë të zgjerohet edhe më shumë.

Këtij aksioni i është bashkuar edhe Shyhrete Behluli me familjen e saj.

Përmes rrjeteve sociale, Learta tregoi familja e tyre kanë bërë një ndihmë simbolike për të shqiptarët e Shqipërisë.

“Nje ndihme simbolike nga familja jone per bashkekombasit tane ne Shqiperi”, shkruhet në postimin e tyre./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË