Këngëtarja Shyhrete Behluli është pronare e një numri të madh këngësh, një pjesë e mirë prej të cilave hite, këngë shumë të njohura për publikun e gjerë, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja ndër vite ka ndryshuar në shumë aspekte. Ajo, e ka ndryshuar stilin e muzikës, por edhe të veshjes. Shyhretja po duket ndryshe, moderne, bukur.

Këngëtarja viteve të fundit shumë shpesh shoqërohet në skenë nga e bija e saj, Engjëllushja, së cilës gjithashtu po I shkon mirë në muzikë, shkruan “Kosovarja”.

E, kur këngëtarja është pyetur se nëse do të duhej ta prezantonte muzikën shqipe me një këngë apo me një këngëtar, cili do të ishte ai prezantim, ajo është shprehur se këtë gjë do ta bënte me “Bareshën” e Nexhmije Pagarushës. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË