Cila shenje e horoskopi e fal tradhtine?

Dashi

Quajeni histori të mbyllur. Nëse tradhtoni dikë të shenjës së Dashit mundësitë që t’ju falë janë të pallogaritshme. Si mund ta kapërcejë faktin që t’i zgjodhe dikë tjetër, qoftë edhe për një natë? Egoja e një Dashi vështirë se fal!

Demi
Sigurisht ribashkimi nuk ka për të qënë i lehtë pasi duhet të luteni, të përgjëroheni e t’i lini palës tjetër të kuptojë se jeni penduar vertët. Por e rëndësishme është që në fund do të jeni pranë njëri- tjetrit. Demin e trembin ndryshimet ndaj e ka më të lehtë t’ju japë një shans të dytë.

Binjakët

Meqë janë të idesë se plumbi del me plumb, me shumë mundësi ju kanë tradhtuar edhe ata ndërkohë që flasim. Fundja edhe ju duhet të ndiheni njësoj si ata, të provoni shijen e hidhur dhe dhimbjen e tradhtisë. Ose do hakmerren mirë e mirë ose thjesht do t’ju lënë për t’ju injoruar e nxjerrë nga zemra përgjithmonë.

Gaforrja

Më mirë të mos e bëni. Pa e kuptuar do të shkatërroni dy njerëz: Gaforren që do e përjetojë tmerrësisht keq, me dëshpërim dhe mungesë arsyetimi si dhe veten tuaj. Hakmarrja është e garantuar!

Luani

Me shumë mundësi ju dashuron ende, por mori fund. Një Luan nuk lejon askënd ta poshtërojë. Bëni mirë të dorëzoheni sepse përpjekjet e dëshpëruara për të kërkuar falje do të bëhen tepër të rrezikshme. Mos luaj me mbretin e xhunglës.

Virgjëresha

Do t’ju falte në rast se do të argumentonit me përpikmëri tezën tuaj të tradhtisë. Pse, çfarë ju shtyu dhe pse jeni penduar. Nëse do të arsyetoni sinqerisht dhe logjikisht, gjërat do të shkojnë mirë. Por dijeni ama se në muajt e vitet në vazhdim jeni nën vëzhgim.

Peshorja

Në dallim nga Virgjëresha, Peshorja priret të gjykojë me zemër, e nëse ju dashuron ende, mund t’ju falë në emër të ndjenjës që ka për ju. Dijeni ama se me tradhtinë tuaj e keni shkatërruar dhe para se gjërat të rregullohen, priten zënka të mëdha.

Akrepi

Guxuat ta bëni diçka të tillë? Shumë mirë bëhuni gati për një hakmarrje të tmerrshme. Më pas mundet edhe t’ju falë, madje nëse janë kushtet do ta bëjë me siguri, por vetëm pasi t’u ketë bërë të vuani ashtu siç e bëtë të vuante edhe ju. Edhe diçka: Është hakmarrësi i zodiakut!

Shigjetari

Një Shigjetar e fal shumë lehtë një tradhti, mbi të gjitha sepse e di shumë mirë që kjo mund t’i ndodhte edhe atij. Si moskokëçarës që është, jini të qetë sepse do t’ja dalë ta lërë mënjanë atë që ka ndodhur dhe të mos i japë më shumë rëndësi sesa ka në të vërtetë.

Bricjapi

Harroni çdo lloj mundësie që mund të faleni. Në fakt, as mos t’ju shkojë ndër mend ta tradhtoni! Nëse tradhëtoni një Bricjap, krejt papritur bëheni askushi për të pasi e ka shumë e vështirë t’ju shohë si më parë.

Ujori

Si i dashuruar i çmendur që është, një i shenjës së Ujorit ka gjithmonë tendencën të mbyllë një sy dhe të falë. Për të posedimi është si një zinxhir dhe ashtu siç duan të jenë të lirë në një marrëdhënie, në të njëjtën mënyrë do të jenë në gjendje të kuptojnë edhe ‘lirinë’ e tjetrit.

Peshqit

Emocionalët Peshq, nëse i tradhëtoni nuk do t’ju bëjnë thjesht një super debat, por shumë më shumë! Ajo çfarë ju pret janë dyshimet e përsëritura, heshtjet, inatet, ankthi…mund t’ju ketë falur në pamje të parë por ama brenda tij nuk do t’ju falë kurrë. Doni vërtet një shans të dytë?

MUND TË JU PËLQEJNË