Shoferi i një autobusi në Indi u pezullua nga puna pasi lejoi një majmun të mbajë timonin gjatë ngasjes

Sipas BBC, veprimi kundër shoferit është marrë, edhe pse asnjë prej 30 pasagjerëve në shtetin Karnataka nuk janë ankuar për këtë veprim.

Një zëdhënës i kompanisë tha se siguria e pasagjerëve nuk mund të rrezikohet në këtë mënyrë. Sipas dëshmitarëve okularë, majmuni hyri në autobus me një nga udhëtarët, por refuzoi të ulet në ulëset dhe shkoi te shoferi.

Kjo nuk e shqetësonte këtë, kështu që lejoi mikun e tij të ri të merrte kontrollin e automjetit.

MUND TË JU PËLQEJNË