Diastela është vajza nga Korça e cila ndërroi jetë në familjen e të fejuarit të saj në Thumanë të Fushë-Krujës.

Dy të rinjtë, Almir Cara dhe Diastela, ose Stela siç e thërrisnin të gjithë, humbën jetën bashkë me tre familjarë të tjerë të familjes Cara, nënën e Almirit dhe motrën e vëllain e tij.

Vetëm dy vite më parë Diastela kishte pësuar një humbje të madhe: Babai i saj ishte ndarë nga jeta.

E reja jetonte me të ëmën dhe vëllanë, të cilët i lë pas dhimbjen e madhe të humbjes së saj.

MUND TË JU PËLQEJNË