Vendi ku humbën jetën pothuajse gjysma e viktimave të 26 nëntorit po rrethohet nga misteri i sekretit shtetëror.

Për dy pallatet e Thumanës, askush nga organet kopetente nuk guxon që të japë përgjigje, nëse vërtet ato ishin shpallur të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit dhe banorët nuk duheshin lënë më të hynin aty? Askush nuk përgjigjet gjithashtu nëse ka pasur apo jo një kontroll teknik të mëparshëm që i nxirrte godinat të rrezikuara. Askush nuk di gjë nëse këto shkresa dhe ky informacion gjendet në zyrat e shtetit.

Dhe këto kërkesa të ligjshme që i bëjnë gazetarë dhe opozitarë bazohen tek një fakt. Se nëse autoritetet shtetërore ishin në djeni të faktit që pallatet e shembura të Thumanës që morën 24 jetë njerëzish, ishin të pabanueshme, këtu kemi të bëjmë me një krim të mirfilltë shtetëror.

Fillimisht alarmin për këtë gjë e dha në ABC News ish drejtori i emergjencave civile, Shemsi Prençi. Gjat një interviste televizive që ditën e parë të tragjedisë ai lëshoi bombën: “Ky pallat ka qenë i shpallur i pabanuar ,madje është bërë edhe vlerësimi. Nëse ka një vend që s’duhet të ketë struktura operacionale por duhet të ketë strukturat e Prokurorisë së përgjithshme është thumana. Prokurorja e Përgjithshme duhet të jetë sot në Thumanë me ekipin më të mirë të prokurorëve pasi pallati ka qenë shpallur i pabanueshëm”, tha ish-drejtori i emergjencave civile.
Po ashtu edhe në intervistat e tyre të para edhe banorët e mbetur gjallë pohuan me gjysëm zëri se godinat ku ata banonin ishin shpallur të pabanueshme pas tërmetit të 21 shatorit.

Që nga ky moment gazetarët filluan të interesohen, për të kërkuar faktet, provat, nëse ka pasur ekspertizë apo jo, nëse përfundimi i saj i lejonte banorët të rifuteshin në apartamentet e tyre apo jo. Por më kot. Ky krim i prezumuar ruhej me fanatizmin e sekreteit më të lartë shtetëror.
Dhe kjo ka dalë hapur edhe në studio televizive. Për këtë është shumë sinifikative të shikohet intervista e zv ministrit të ndërtimit Artan Shkreli në 2 dhjetor, pra një javë pasi s’kishte mbetur shqiptar pa marrë dejni për ekzistencën e këtij varri masiv. i pyetur në emisionin “Open” me një indiferencë macabre Shkreli thotë se nuk ka asnjë informacion për dokumentacionin e pallateve ku humbën jetën 24 vetë. Por shton ai ky material është shum kollaj i gjetshëm në institutin e ndërtimit dhe po ta kishte ditur që ai do i kërkohej ai do e kish marrë menjëherë.

Sado që duket e çuditshme që shteti të mos ishte interesuar edhe një javë pas katastrofës se ç’kish ndodhur në Thumanë, përsëri kjo përgjigje mund të merrej si një lajthitje e zv ministrit.
Por rreth çerek ore me pas me këmbëngulje për të mësuar përgjegjësinë e Thumanës, gazetarët insistuan përsëri nëse mund ta kishin edhe të nesërmen përgjigjen a ishte bërë eksperitza për ato palate dhe cili kishte qenë konkluzioni. Shkreli u përgjigj sërish duke dredhuar (video poshtë).

Që nga ky debat kanë kaluar edhe pesë ditë dhe askush nuk e nxjerr të vërtetën që në prononcimin e parë të Shkrelit ishte shumë lehtë e aksesueshme.
Po të enjeten në mbrëmje në emisionin “Open”, sërish ministri Blendi Klosi dha përgjigjen se ai nuk kishte djeni se a kishte pasur kontroll në pallatet e Thumanës pas tërmetit të 21 shtatorit?
Pas gjithë këtyre ngritjeve të supeve, ngurimeve për tu përgjigjur, hezitimit për të nxjerrë dokumente dyshohet se nuk është thjeshtë indiferenca, sepse do ishte kriminale që edhe sot shteti të mos kishte të dhëna, për vendin ku mbetën të groposur gjysma e 51 viktimave të tërmetit. Hipoteza më e besueshme është se aty kemi të bëjmë me një vrasje shtetërore. Se ato pallate janë shpallur të pabanueshme, se aty nuk duheshin lënë më të hynin banorët, se askush nuk ka çarë kokën për ato jetë që u humbën.

Dhe heshtja e sotme, rrefuzimi për të dhënë informacion vjen prej faktit se 24 nga të vdekurit ndoshta nuk janë viktima të një fatkeqësie natyrore, por të krimi njerëzor.

Pikërisht për këtë Partia Demokratike i është drejtuar me një letër (shiko poshtë) me pesë pyetje kreut të Komitetit të Emergjencave, Edi Rama dhe kryatrit të bashkisë së Krujës Artur Bushi. Por ashtu si edhe paraardhësit ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje për këtë krim të prezumuar të shtetit, që mori jetët e 24 viktimave.

MUND TË JU PËLQEJNË