Tërmeti i 26 nëntorit la pasoja katastrofike në Durrës dhe në Thumanë. Lëkundjet e forta sizmike rrafshuan në tokë banesa të shumta dhe për pasojë dhjetëra persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

E lëkundjet nuk kanë kursyer as xhaminë në Thumanë, ndërsa imami i saj, Muharrem Vrana thotë se objekti i kultit ka pësuar dëme të mëdha dhe rrjedhimisht besimtarët nuk mund të falen më brenda.

Më tej, imami thotë se objekti ka pësuar dëmtime të parikuperueshme në strukturën, ndërkohë apelon tek strukturat përkatëse dhe tek qytetarët që të kontribuojnë financiarisht për ringritjen e saj.

Pjesë e intervistës:

Ku jeni falur?
Që nga dita e goditjes së tërmetit që përfshiu gjithë këtë zonë, pothuajse në të gjithë Shqipërinë, por kjo ishte zona më e goditur. Shumë banesa përreth që u goditën, u godit edhe xhamia. Për momentin doli komplet jashtë funksionit dhe prej katër ditësh jemi falur përjashta. Edhe sot që ishte dita e xhumasë, ishte vendi i shtrirë atje, hapëm ato hastrat përjashta, sepse nuk faleshim dot më brenda. Siç e patë edhe vetë, është e këputur në mes tek kolonat edhe minarja e gjatë është komplet e këputur dhe është komplet jashtë funksionit.

Ku keni kërkuar ndihmë?
Kemi paraqitur kërkesë në myftininë tonë. Ishte myftiu këtu, ishte edhe kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Ishalla me ndihmën e Zotit, me kërkesën e atyre njerëzve që kanë mundësi sponsorizimi të ndërtohet ishalla. Besoj se do të jenë të gatshëm që të na ndihmojnë që të ngremë me shpresë të Zotit.

MUND TË JU PËLQEJNË