Në Thumanë ka përfunduar operacioni i kërkim-shpëtimit të shumë njerëzve të cilët kishin mbetur të ngujuar poshtë rrënojave të ndërtimeve të shkatërruara si pasojë e tërmetit.

Numri i viktimave deri më tani ka arritur në 40, kurse qindra të lënduar vazhdojnë të marrin ndihmën mjekësore.

Shqipëria u godit nga një tërmet tejet i fuqishëm që shndërroi Durrësin, Thumanën dhe shumë zona të tjera në gjendje aspak të lehtë për t’u përballuar.

E dhimbshme është një fotografi e realizuar sot në Thumanë, ku një shtyllë elektrike është mbuluar thuajse e tëra nga njoftimet për ndarjen nga jeta e shumë familjarëve.

Padyshim se dhimbja është tejet e madhe për humbjen e shumë jetëve, përderisa shumë banorë të tjerë janë detyruar të gjejnë strehim jashtë Shqipërisë, apo në tendat e vendosura në vende të hapura në Thumanë e Durrës.

Kjo tragjedi e Shqipërisë bëri që kosovarët të mos ndalen asnjë moment duke i dhuruar ndihmën e nevojshme.

MUND TË JU PËLQEJNË