Artistët po vazhdojnë të tregohen human ndaj të prekurve nga tërmeti.

Në mesin e shumë qytetarëve që po u dalin në ndihmë banorëve të Shqipërisë, janë edhe Young Zerka dhe Ronela Hajati.

Dyshja kanë publikuar pamje në llogaritë e tyre në Instagram, përmes së cilave tregojnë se janë nisur bashkë me disa miq për t’iu dërguar ndihma qytetarëve.

“Të mendojm të gjithë nga pak për ata që kan nevoj në këto ditë vështira”, ka shkruar Zerka.

Ndërsa, Ronela është nisur për në Preze, për të dërguar ushqime, batanije dhe ndihma për 30 familjet e vendosura aty.

MUND TË JU PËLQEJNË