Vazhdojnë lajmet e këqija nga Thumana. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur 3 trupa të pajetë. Në orët e vona janë gjetur trupat e një çifti dhe një fëmije të vogël.

TopChannel raporton se viktimat janë Almir Cara, e fejuara e tij Stela, ndërsa për fëmijën raportohet që mban mbiemrin Vata.

Almir Cara u gjet me fëmijën e mbërthyer pas vetes në tentative për të dalë nga banesa. Numri tani ka shkuar në 35 viktima.

MUND TË JU PËLQEJNË