Vullkani Stromboli ka sjellur pamje dramatike në Itali, ndërsa një tërmet rreth 4.2 ballë goditi Kalabrinë në mes të bllokimit nga koronavirusi

Pamjet e shpërthimit të vullkanit u shfaqën në Twitter menjëherë pas mesnatës. Videot tregojnë një shkëlqim portokalli që del nga vullkani, derisa tymi ngjitet në qiell.

Italianët janë shprehur të tronditur nga kjo gjendje e krijuar, përmes shkrimi të tyre në Twitter.

‘’Qëndroni pozitiv, sepse ne po luftojmë fort me koronavirus rreth e rrotull Italisë.’’

‘’Çfarë po ndodh me ne? Një tërmet me madhësi 4,3 goditi Nocero Scalo, Kalabria’’, tha një përdoruese e Twitter.

Ende nuk dihet nëse ka dëmtime ose pasoja të tjera.

Italia është kombi evropian më i goditur deri tani nga koronavirusi. Ka pasur të paktën 1800 vdekje, dhe vendi është detyruar që të vetë-izolohet.

 

MUND TË JU PËLQEJNË