Në 24 orë në Itali janë regjistruar 662 viktima me koronavirus. Numri total i viktimave ka arritur sot në 8165.Numri i personave të infektuar është 80 539.

Në terapi intensive janë 3612, në struktura spitalore 24753 e 33 648 po kurohen në kushte shtëpie.

Pacientë të shëruar deri më sot janë 10361 dhe në 24 orë janë shëruar 999 persona.

Kurba e përhapjes së pandemisë shfaqet e paqëndrueshme në rajonin e Lombardisë.

Aty janë regjistruar mbi 2500 pacientë të infektuar më shumë ditën e sotme. Numri i viktimave në këtë rajon është 4861.

Deri më sot në Itali janë kryer 351 060 tampone.

MUND TË JU PËLQEJNË