Duhanpirësit përballen me një rrezik më të madh për të pësuar komplikime të rënda nga koronavirusi, sipas hulumtimit.

Mjekët kinezë kanë shprehur se ¼ e pacientëve të infektuar që kishin nevojë për ndihmë mjekësore apo që vdiqën, ishin duhanpirës.

Vetëm 11% e duhanirësve kishin simtoma të buta si kollë dhe ethe.

Një studim tjetër nga ekspertë në Ëuhan ku filloi pandemia ka dalë në përfundi se sëmundja tek duhanpirësit përparon më shpejt se tek të tjerët.

Rregullatori shëndetësor i BE sot vendosi se pirja e duhanit mund t’i bëjë njerëzit më të ndjeshëm ndaj komplikimeve serioze nga një infeksion koronavirus.

Ndërsa një grup ekspertësh, të cilët ecën përmes provave, pranuan se të dhënat bazohen kryesisht në supozime dhe kërkuan gjykime të mëtejshme për të sqaruar rrezikun.

Pirja e duhanit është një vrasës i njohur që shkakton kancerin, dëmton shëndetin e mushkërive dhe rrit rrezikun e infeksioneve të tjera të frymëmarrjes, siç është gripi.

Studiuesit në Spitalin Zhongnan të Universitetit Ëuhan dolën në përfundimin se vetëm 1.4 përqind e 140 pacientëve të shtruar në spital ishin duhanpirës.

Ya-dong Gao dhe kolegët u shprehën për revistën Alergji: Nga nëntë pacientët e klasifikuar si duhanpirës, tre kishin simptoma jo të rënda. Gjashtë të tjerët u klasifikuan se kishin simptoma të rënda.

Studimi gjithashtu pretendoi se astma dhe çrregullimi pulmonar obstruktiv kronik (COPD) nuk janë faktorë rreziku për kapjen e infeksionit – në kundërshtim me këshillat e NHS.

Rezultatet treguan gjithashtu se hipertensioni ishte komorbiditeti më i zakonshëm, me 30 përqind të pacientëve.

Mjekët e frymëmarrjes në Spitalin Qendror të Ëuhan kryen një studim tjetër që zbuluan se duhanpirësit kishin më shumë të ngjarë të shihnin përparimin e sëmundjes së tyre.

Ata analizuan 78 pacientë të cilët tashmë kishin pneumoni të shkaktuar nga COVID-19. Të gjithë ata u studiuan për dy javë.

Ekspertët, të udhëhequr nga Wei Liu, zbuluan se ata që përdorin duhanin janë ’14 herë më të predispozuar në përparimin e koronavirusit.

MUND TË JU PËLQEJNË