Tjetër ditë e zezë për Italinë, 601 viktima në 24 orët e fundit

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 6077, që do të thotë janë 601 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet janë shtuar me 3780 duke e çuar në 50418 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 7432, ku 408 janë në 24 orët e fundit dhe 3204 janë në gjendje kritike.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 16098.

Ditën e sotme listës së shteteve që kanë konfirmuar vdekjet e para i janë shtuar edhe:

Nigeria-1

Mali i Zi-1

Gambia-1

Zimbabwe-1

MUND TË JU PËLQEJNË