Zona e Thumanës është shkatërruar nga tërmeti i fortë me magnitudë 6.4 që tronditi vendin në orën 04:00 të mëngjesit të 26 nëntorit. Aty kanë mbetur vetëm rrënojat e ndërtesave të rrënuara.

Nga gërmadhat u nxorrën 23 viktima dhe tani ekipet e emergjencës kanë ndalur punën pasi nuk rezulton që të ketë më persona të zhdukur.

Në fushën e Thumanës janë ngritur çadra ku janë strehuar banorët e pastrehë, banesat e të cilëve janë shembur, kanë pësuar dëmtime apo dhe qytetarë që kanë frikë të rikthehen nëpër shtëpi.

Ndryshe, nga tërmetet e fuqishme që kanë ndodhur në Shqipëri kanë humbur jetën 41 persona, dhe 750 persona tjerë janë lënduar.

MUND TË JU PËLQEJNË