Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në orën 4 të mëngjesit të kësaj të enjteje janë nxjerrë nga rrënojat edhe tre trupa të pajetë në Thumanë, duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 37.

Gjithashtu sipas ministrisë në Thumanë është ndërprerë edhe operacioni i kërkim shpëtimit, pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja.

Ndërkohë operacioni vijon në Durrës por nuk ka asnjë informacion zyrtar sa persona ndodhen nën rrënoja.

MUND TË JU PËLQEJNË