Këngëtarja Remzie Osmani është prej atyre emrave të muzikës popullore që nuk bëhet kurrë ‘bajat’.

Që kur filloi të këndojë ishte një zë tejet i veçantë dhe e tillë vazhdon të jetë edhe sot, shkruan “Kosovarja”.

Hiq më pak të njohur janë edhe familjarët e saj sidomos fëmijët dhe nusja e djalit Gëzimja.

Ndërkohë që sot i vetmi i shtëpisë Hami feston ditëlindjen, ku nuk kanë munguar fillimisht urimet nga familjarët e tij.

Remzie si një nënë e uroi hastretin e saj me fjalët më kuptimplote.

“Urime ditëlindjen Hammi, të paqim përjetë ashtu siç dëshiron zemra e çdo prindi, 100 vite të lumtura”, ka shkruar këngëtarja.

Pastaj, edhe babai i tij Halili nuk e kurseu urimin për djalin e vëtëm.

“Urime ditëlindjen, Hammy”, shkruan babi i tij.

Natyrisht, që për Hamin kjo ditë nuk do kishë kuptim pa urimin e bashkëshortes së tij Gëzimes.

“Urime ditelindjen Jetë”, ka shkruar bukuroshja e tij Gëzimja./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË