Imazhi i shumë këngëtareve të ndryshme ka ndryshuar pasi që ato për një kohë të shkurtër janë bërë vjehrra.

Emrat më të pëfolur në skenën shqiptare që kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten janë Shyhrete Behluli, Merita Spahiu dhe Remzie Osmani, shkruan Kosovarja.

Falë tyre edhe rejat e tyre arritën të bëhen të përfolura pas martësës, kështu bënë për vete edhe mediat që të merren me to dhe me bizneset që ato menaxhojnë.

Por nuk ishin vetem vjehrrat ato të cilat ndikuan tek rejat e tyre, por edhe anasjelltas, ku kohëve te fundit është përfolur shumë edhe nëna e reperit të njohur Gjikos, Lirije Gjikolli, e cila ka publikuar foto të ndryshme me moderatoren e njohur Elita Rudin, ku tashmë është bërë edhe reja e saj.

E më së shumti që na bënë të mendojmë për to është se a ishin me të vërtetë rejat apo vjehrrat e tyre që morën aq bujë të madhe në karrierën e tyre, apo profesioni që ato kultivojnë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË