Gold AG është duke e xhiruar klipin e ri.

Kënga me titull ‘Falja e gjakut’ ka për objekt ndaljen e vrasjeve të shqiptarëve mes vete, shkruan lajmi.net

Ishte vetë Goldi ai i cili i tha disa fjalë për fansat nëpërmjet një videoje nga prapaskenat e xhirimeve ku shihet se po marrin pjesë edhe disa prej aktorëve shumë të suksesshëm, ndër ta edhe Çun Lajqi.

Ky i fundit madje i tha disa fjalë për Arianin, nëpërmjet të cilave tregoi se e vlerëson angazhimin e reperit për ta luftuar të keqën.

”Pavarësisht sa e vlerësojnë si këngëtarë të një stili të veçantë por unë e vlerësoj pikërisht për idenë e tij dhe për angazhimin e tij me e luftu të keqen brenda vetvetes së pari si shqiptarë që të merr përmasa të gjana në popullatën tonë. Për këtë e përgëzoj”, ishin ndër të tjera fjalët e tij.

MUND TË JU PËLQEJNË