Kësaj here reperi i njohur Noizy ka bërë publik në rrjetin e tij social një orë me të vërtetë të frikshme.

I njohur për “maninë” e tij ndaj objekteve të luksit, këngëtari ka postuar një foto të orës që mban në dorë. Ora e llojit Richard Mille është mjaft e bukur, por jo aq shokuese sa çmimi që duhet të paguash për ta patur një lloj të tillë.

Ora në që mban në dorë Noizy kushton plot 275 mijë dollarë, një çmim ky i barabartë me një shtëpi të shtrenjtë në mes të Tiranës.