Ditë më parë përfundoi dhe festivali “Kënga Magjike” 2019 ku fituese doli këngëtarja Eneda Tarifa.

Mirëpo, pavarësisht fitores, kur ajo u ngjit në skenë për ta marrë kupën, gjithë publiku në sallë thërrisnin emrin e Fifit, madje edhe kur mori mikrofonin të këndonte, ata vazhdonin të bënin të njëjtën gjë.

Për këtë ka reaguar edhe reperi Noizy i cili ka thënë se publiku në sallë dha fituesin dhe se e gjitha ka shkuar me hile.

Ai gjithashtu ka fajësuar moderatorin Ardit Gjebrea, ndërsa e ka quajtur artist të vogël.

“FAKE besoj e degjuat rreagimin e salles kush e fitoj, po Ashtu si salla mendon dhe shumica e njerzve qe ju ndjekin Pas ekranit, të them të drejten nuk kam degjuar asnje kenge nga ky emision, Por gjithsesi jam une serisht ai qe ska frike të flas mbi pa drejtesite, ky nuk eshte thjesht biznes Por lendon zemren e nje artisti të vertet. Po me ty e kam drejtues i spektaklit, duket qe je artist I vogel. Sepse duhet ta kuptosh qe Sapo i vrave zemren nje artisti duke ber me hile & duke pare intereset para drejtesise. Gjitha kto VOTIME JAN FAKE. KING ZINJO”, ka shkruar Noizy.

MUND TË JU PËLQEJNË