Të bësh pushime egzotike në pikë të dimrit. Ky është trendi më i ri i VIP-ave, perosnazheve të famshëm të botës së shoubizit, shkruan “Kosovarja”.

Disa të njohur, janë gjithmonë të gatshën për pushime, kënaqësi, aventura, momente unike, për çka edhe paguajnë një mal me para.

Ka kohë që të famshmit e muzikës, zgjedhin Tajlanden për pushime. Edhe këtë fillimvit, destinacioni i disave, mbetet pikërisht ky vend me bukuri përrallore.

Altuna Sejdiu-Tuna, aktualisht ndodhet me të birin dhe shoqërinë në Tajlandë, ku duket se po kënaqet shumë, e nga ku edhe po sjell foto të ndryshme.

Një seri fotosh ekskluzive, sapo i ka lansuar në faqen e tij në Instagram edhe këngëtari Gjon Karrica, që edhe një herë dëshmon se është i guximshëm dhe një nga këngëtarët më me stil të skenës sonë muzikore, shkruan “Kosovarja”.

Noizy, nuk ka ngurruar ti shfaq linjat e reja trupore nga Tajlanda e bukur. Edhe ai po e shijon kohën në maksimum./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË