Energjike që në paraqitjen e parë skenike, e tillë vazhdon të jetë edhe sot.

Flasim për të guximshmen Dafina Zeqirin, e cila po korr suksese të vazhdueshme në tregun muzikor, shkruan “Kosovarja”.

Përveç këngëve të bukura solistike, Zeqiri ia ka thënë mjaft mirë edhe në bashkëpunime.

2po2, Capital t, Ledri Vula, Lumi B, Tayna janë veç disa prej emrave që Dafina ka bashkëpunuar duke sjellë hite bombastike.

Por, dikur Dafina kishe një shoqëri të fortë edhe me reperin Gold Ag, ata po ashtu realizuan një bashkëpunim që pak persona e mbajnë mend.

Dafina përveç këngës ka edhe mjaft fotografi që tregojnë afirmitetin e dikurshëm me reperin Gold Ag.

Por a thua pse u djeg e u shua kjo shoqëri?

Mbase sikur ta provonin edhe një herë një bashkëpunim nuk do ishte keq, pasi që të dy janë emra që publiku i do dhe i dëgjon pa masë./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË