Aktori i mirënjohur nga Kosova, Çun Lajçi ka reaguar ashpër pas një vile të ndërtuar në Parkun e Gërmisë.

Lajçi përmes një postimi në Facebook, thotë se qysh me të dashtë Kosovë, kur më i fort është komandanti se shteti.

Ai ka publikuar edhe dy fotografi, të vilës në fjalë dhe të rezidencës qeveritare e ndërtuar 20 vjet më parë, por që ka mbetur si fantazmë.

Lexojeni reagimin e ashpër të Lajçit:

O qysh me t’dasht Kosovë bre

kur ma i fortë asht komandanti se shteti!

Kallxom, se s’la gja pa ba për ty!

– E ndertoi shteti, për rrezidencë qeveritare, me qinda mija euro n’vitet 2000, dhe inatet partiake s’e lanë kurrë me pêrfundua.Thanë asht park nacional e s’ban me ia prishë hijeshinë!!!

– Shife tjetren përfundi saj, të nji komandanti, i madh thonë asht, që këtij dimni biu si këpurdhë e bardhë e kush s’e pa!?!

Për t’fortin s’ka mal as Zot, kanë thanë?!

E tash kallxom qyshë me t’dashtë Kosovë bre, kur ma i fortë asht komandanti se shteti!!!

Gërmi, 01.02.2020

MUND TË JU PËLQEJNË