Vajza e këngëtares së njohur Shyhrete Behlulit po vazhdon të pëlqehet po aq sa nëna e saj. Madje është e vetmja që ndoqi rrugën e nënës kundrejt motrave e vëllezërve që preferuan ti rrinë larg kësaj rruge.

Bashkëpunimet me nënën e saj e sidomos ato të fundit e kanë afirmuar e ngritur akoma më shumë para syve të publikut, shkruan “Kosovarja”.

Por, Engji nuk pëlqehet veç për muzikën që krijon, por edhe për pamjen e jashtme që padyshim edhe në këtë aspekt i ka ngjarë shumë nënës së saj.

Së fundmi, bukuroshja ka sjellë një imazh ku shfaqet mjaft e bukur dhe joshëse. Por, vëmendje mori veshja e saj ku ndryshe nga herat tjera kësaj radhe ka zgjedhë që të ndajë diçka të bukur me ne.

Është kjo një këmishë e gjyshes së saj që Engji tregon me krenari se pse e ka veshur.

“Veshja tradicionale gjithmone e bukur,kjo kemishe eshte e gjyshes time kur ishte e re”, ka shkruar këngëtarja sipër imazhit./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË