Aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi, humbi vajzën e tij më 19 nëntor të vitit të kaluar .
Vajza e tij e vogël, Bubulina Lajçi, u nda nga jeta në moshë të re, duke lënë të pikëlluar përherë familjarët e saj, shkruan lajmi.net.

Kështu, një vit më pas, Çuni ka bërë një libër për të bijën me titullin, “Bubulinë, ti letër e pashkrueme”.

“Ftoj të gjithë ata që e ndanë pikëllimin me mua për ikjën e sime bijë, që t’marrin pjesë me 20.11.2018 n’orën 12 n’Bibliotekën Kombëtare, në Prishtinë, n’promovimin e librit “Bubulinë, ti letër e pashkrueme”
dedikuar pikërisht asaj. Dëshiroj t’iu takoj e t’iu falenderoj për përkrahjen tuaj morale e shpirtnore për gjatë nji viti. Faleminderit”, shkruan ai.

Kujtojmë që gjatë kohës kur e mori lajmin e hidhur për vdekjen e së bijës, Lajçi gjendej në Amerikë, ku shkoi për t’i shitur librat e tij në mënyrë që të grumbullonte mjete për të shëruar vajzën.

MUND TË JU PËLQEJNË