Këngëtari i njohur Blero dhe modelja bukuroshe Afrona Dika kohët e fundit ishin shumë të përfolur për shkak të dasmës së tyre.

Çifti i dhanë fund beqarisë me 21 shtatorë duke i thënë ‘PO’ njëri-tjetrit për ta kaluar jetën bashkë, si burrë dhe grua, shkruan “Kosovarja”.

E kjo dasmë u bë ndër më të komentuarat, për shkak të madhështisë së saj, ku secili detaj qe impresionues.

E pas dasmës çifti veçse kanë bërë zgjedhjen e tyre se ku mendojnë ta kalojnë muajin e mjaltit.

Sot në emisionin “1 Kafe prej shpisë” Blero zbuloi se në cilin vend do të kalojnë muajin e mjaltit.

“Me 19 nëntor kemi me shku në Hawaii, dy javë”, ka thënë Blero./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË