Ka mbetur edhe një muaj nga martesa e këngëtarit të mirënjohur kosovar, Blerim Muharremit-Bleros me modelen, Afrona Dikën.

Pak para martesës, dyshja realizoi një set të bukur fotografik, në të cilin duken mahnitës, shkruan “Kosovarja”.

Sot, Blero në Instagram ka hedhur dy imazhe mjaft të bukura për të cilat mori komente të shumta.

Ndër të tjerash, me këtë foto kuptohet se Afrona po e ushtron Bleron për ditët në vijim që ta durojë Blero në çdo gjë që ajo i kërkon, ta mbajë edhe në shpinë.

Ceremonia martesore e çiftit do të mbahet në Shëngjin dhe do të organizohet nga Alketa Vejsiu, ndërsa, për argëtimin e mysafirëve do të përkujdesen tre emra të njohur të estradës, Ramadan Krasniqi – Dani, Sabri Fejzullahu dhe Shkurte Gashi.

MUND TË JU PËLQEJNË