Për dallim nga të tjera dasma, këtë aheng familjar patëm rastin ta shohim në një ambinet krejtësisht ndryshe, se që jemi mësuar ti shohim të tjerat, shkruan Kosovarja.

Ishte nga dasmat më interesante dhe më ndryshe, ku ndodhi ne një ambient krejtësisht ndryshe se që jemi mësuar ti shohim të tjerat.

Kush tjetër përveç dasma e artistit të njohur Bleros dhe modeles Afrona Dikës.

U përfol e u stërfol çdo detaj rreth këtij gëzimi, e nuk mbet kush pa u përmendur të paktën një herë për ndonjë arsye personale.

Më të komentuarit dhe më të përmendur padyshim që ishin vet çifti i porsamartuar, ku në çdo moment bënin ndonjë gjë që i bënin të gjithë të habiteshin e të mbeteshin pa fjalë.

U kurorëzuan në mes të një resorti në bregdetet e Shqipërisë, bërën hyrjen e parë por me vello të dytë Afrona, dhe përcjellën një vallëzim të thjeshtë që e bën secili çift.

Më pas, i pamë duke e prerë torten, ku këtë moment të veçantë Blero e përcjelli me një melodi kushtuar Afronës.

Dhe, në fund i erdhi radha kremtimit në rërën e bregdetit, ku të gjithë dolën nga kontrolla, e sidomos Blero dhe Afrona, të cilët udhëhoqën një vallëzim të çmendur spanjoll.

Të gjithë u befasuan e mbetën gojë hapur kur i panë kështu, por për Bleron nuk ishte njësoj, ai përkundrazi tregoi se nuk ka mënyrë më të mirë për të larguar stresin nga gruaja. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË