Këngëtari i njohur shumë shpejt pritet ta kurorëzojë dashurinë e tij me modelen e njohur Afrona Dikën, shkruan “Kosovarja”.

Çifti po ndajnë momente të ndryshme, duke ndarë me ndjekësit momente të veçanta nga dasma.

Ndërsa në disa detaje të reja që janë zbuluar, çifti do ta organizojë dasmën e tyre në një nga resortet e plazhit të Shëngjinit saktësisht tek pjesa e njohur si ‘Rana e Hedhun’.

Në mesin e shumë të ftuarve është edhe modelja e njohur, Afërdta Dreshaj e cila ka ndarë me adhuruesit e saj në Instagram ftesën që ka marr nga çifti.

“Vëllai im po martohet”, ka shkruar Afërdita në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që Blero dhe Afrona pas një lidhje të gjatë u fejuar në fund të vitit 2014.

MUND TË JU PËLQEJNË