Kallku uron Kosovën dhe mikun e tij për ushtrinë

Çifti shumë i dashur nga fusha e muzikës, Bes Kallaku dhe Xhensilna Myrtezaj kanë uruar popullin e Kosovës për formimin e Ushtrisë.

Ata veçanërisht kanë uruar mikun e tyre nga Kosova, i cili ishte edhe ushtar i UÇK-së.

“Urime Kosove, urime ushtria e Kombit, urime vllai im Ekrem Kurtaj per cfar i dhate Kosoves, familjeve te te gjithe deshmoreve. Zoti ju bekofte.”, është postimi të cilën Besi dhe Xhensila e kanë shpërndarë në llogaritë e tyre në Instagram.

Kointributin e mikut të tij për lirinë e Kosovës, Kallaku e ka përmendur edhe herave tjera nëpërmjet postimet në rrjetet sociale duke e vlerësuar lart luftën e UÇK-së. Dita e sotme cilësohet si historike për Kosovën, pasi që tashmë Republika e Kosovës zyrtarisht është bërë me ushtrinë e saj.

MUND TË JU PËLQEJNË