Jennifer Aniston pas ndarjes nga Justin Theroux, ka qëndruar e vetme si një grua beqare.

Por së fundmi aktorja 50-vjeçare ka ngritur dyshimet për një lidhje të re, pasi është fotografuar në prani të mashkulli misterioz. Është mësuar se mbrëmjen e djeshme ajo ka darkuar me disa miq të saj dhe pasi është ndarë me ta është parë duke u përqafuar me burrin në fjalë.

Në fotot e publikuara ai shihej duke përqafuar Aniston, ndërkohë që aktorja i dhuronte një puthje në faqe.

Ende nuk dihet se kush mund të jetë ky person, por duket se mes tij dhe Jennifer ka një lidhje të ngushtë.

MUND TË JU PËLQEJNË