Puthjet luajnë një rol të madh për të mbajtur të fortë një lidhje romantike. Ekzistojnë shumë lloje të puthjeve me shpjegime të ndryshme.

Pra, kjo do të thotë mënyra se si puthni partnerin tuaj në të vërtetë mund të deshifrojë lidhjen tuaj të dashurisë:

Puthja delikate: kur 2 partnerët prekin butësisht buzët. Është një gjest që tregon se sa i afërt jeni me të dashurin tuaj dhe sa i qetë ndiheni në këtë marrëdhënie.

Puthja në faqe: Dhënia e puthjeve në faqe do të thotë që marrëdhënia juaj është duke ecur mirë. Ajo tregon dashuri dhe kënaqësi për shoqërinë e njëri-tjetrit.

Mund të jetë gjithashtu një shenjë që marrëdhënia juaj romantike ka ende një miqësi të fortë në rrënjët e saj.

Puthja e engjëllit: Nëse e gjeni veten duke puthur butësisht qepallën e mbyllur të partnerit tuaj, mund të thoni se po jepni «puthje engjëjsh». Ky është një veprim intim që simbolizon një dashuri të fortë dhe i jep të dashurit tuaj një ndjenjë paqeje dhe sigurie. Nëse preferoni këtë lloj puthjeje të ëmbël, kjo do të thotë që ju e doni thellësisht gjysmën tuaj më të mirë dhe kënaqeni duke e bërë atë person të ndjehet i dashuruar.

French Kiss: puthja franceze! Shpreh sensualitetin, dëshirën dhe romancën. Nëse kjo puthje është stili juaj, atëherë me siguri jeni një i/e dashur pasiononte dhe aventureske.

Kjo puthje mund të zbulojë faktin se ka shumë tërheqje fizike në marrëdhëniet tuaja dhe gjithashtu një eksplorim intensiv, i cili mund të çojë në një lidhje më të thellë midis jush dhe partnerit tuaj.

MUND TË JU PËLQEJNË