Futbollisti shqiptarë Blerim Xhemajli (Dzemaili) me prejardhje nga Tetova ka luajtur për klube të ndryshme evropiane.

Ai është përfolur shumë edhe për jetën e tij private, kur përfundoi lidhja e tij me modelen Erjona Sulejmani me të cilën kanë një djalë që e pagëzuan me emrin Luan.

Tanimë modelja joshëse është mjaft aktive nëpër rrjetet sociale duke publikuar fotografi të ndryshme, që kanë bërë që ajo të ndiqet nga mijëra ndjekës në Instagram.

Së fundmi bukuroshja u ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj ti bëjnë pyetje.

E njëra nga pyetjet ishte: A jeni rikthyer me Dzemailin?

Ajo u përgjigj: “Jo. Ne jemi thjesht dy prindër, që mundohemi të jemi ‘normal’ që ta bëjmë fëmijën tonë që të rritet mirë.”

Kujtojmë që tani futbollisti luan në klubin Bologna, në Seria A të Italisë. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË