Jeta e ka befasuar për të mirë Ariana Fejzullahun. Mbase në të kaluarën s’do e kishte paramenduar asnjëherë një jetë e famë të tillë.

U bë bashkëshortja e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu, është nusja e vetme në familje, jeton një jetë lluksi e ka krijuar një familje të madhe, shkruan “Kosovarja”.

Këto begati, Ariana po i shfaqë çdo ditë e më tepër me krenari në rrjetet sociale.

Veç kësaj, reja e këngëtarit Sabri Fejzullahu ka raporte të mira me vjehrrin dhe kunatën e vetme Bulzën, e cila jeton në Amerikë.

Bulza është martuar dhe është nënë e dy vajzave, Stinës e Rigës. E duke qenë larg kunatat për raste të caktuara e urojnë e kujtojnë njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

Duke qenë se vajza e Bulzës feston ditëlindjen, sot Ariana ia ka uruar përmes një ostrie në Instagram duke etiketuar kunatën.

“Happy birthday Rigush, edhe 100 me shendet loqka e vogël”, ka shkruar Ariana krahas imazhit të Rigës./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË