Ariana Fejzullahu është gruaja e këngëtarit më të njohur Ermal Fejzullahit.

Ndër të gjitha bashëkshortet e vip-ave ka pasur fatin të njihet më shumë dhe të krijojë emër në vete, e jo e quajtur me nofkën “Si gruaja e Ermalit”, shkruan Kosovarja.

Këtë e ka arritur duke lënë pas vetes emrin e blogeres më të ndjekur, pasi ia do shumë mirë këtë punë dhe është zgjedhje e përkryer për secilën femër.

Ariana, tani pritet shumë shpejt të bëhet nënë e fëmiut të katërt, por kjo nuk do të thotë se iu ka thënë stop pozave dhe fotografive që gjithmonë sjell për publikun.

Në fakt, është e kundërta sepse ende më shumë iu është shtuar dëshira për të ardhur me risi, sa i përket realizimit të imazheve dhe fotosesioneve.

Ndonëse paksa e çuditshme, Arianën nuk e ka lodhur kjo përditshmëri, ku po qëllon po shkrep nga një fotografi për të pasur kujtime ndër më të bukurat për të ardhmen.

Madje, aq shumë e entuziazmuar është në këtë shtatëzani, sa nuk i vjen bezdi që edhe të vozitë edhe të vijë me fotografi. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË