Pas 11 vitesh në Digitalb që disa javë në media kanë qarkulluar thashetheme se Ilda Bejleri nuk është më pjesë e këtij gjiganti televiziv.

Në fakt, ky dyshim është i vërtetë pasi Ilda e ka pranuar vetë largimin nga Digitalb në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”.

“Po është e vërtetë që jam larguar, tashmë mund të konfirmoj se do të kthehem së shpejti në televizion, këtë herë në Top Channel, megjithatë do të doja t’ua lija surprizë. E di që tingëllon si klishe, por do të doja të ishte një surprizë e bukur për të gjithë publikun, ndaj do të presim dhe pak”,-është shprehur Ilda, e cila ka reaguar gjithashtu edhe për lajmet që kanë qarkulluar se arsyeja e sherrit me Shakohoxhën ishte për shkak të protagonizmit të tepruar që gazetarja kishte.

Shkak për largimin e saj është përfolur një sherr me Dritan Shakohoxhën. Gjatë kësaj jave është shkruar gjithashtu në mediat rozë se Ilda do të zhvendoset në Top Channel, pasi ishte fotografuar me Ed Manushin në një kafe. Kjo foto i shtoi dyshimet se Ilda mund të kalonte në Top Channel.

“Natyrisht që do isha protagoniste, kam 11 vjet në Digitalb. Besoj se protagoniste kam qenë në fushën time në atë që di të bëj më mirë. Ndaj mendoj që shpërblimin e publikut e kam të merituar”,- ka përfunduar ajo.

Pra, Ildën në sezonin e ri televiziv do ta shihni në Top Channel.

MUND TË JU PËLQEJNË